Kosova

Haradinaj: Ekzekutimi i vëllezërve Bytyqi pa gjyq, e mban fajtor shtetin serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka shkruar në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ai ka thënë se ekzekutimi i vëllezërve Bytyqi pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mban fajtor edhe sot shtetin serb për mondëshkimin e krimit.

“Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.