INTERVISTA

Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka fjalë të mira për partnerin e tij të dikurshëm në opozitë.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka dhënë opinionin e tij për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se çështjen e bashkimit kombëtar të ngritur nga Vetëvendosje nuk e ka marrë seriozisht.

“Gjithashtu kam dyshime për politikat e tyre në ekonomi. E majta ekonomike nuk është në favor të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka vënë në dyshim  sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.

“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se personalisht nuk është mashtruar nga Kurti, por sipas tij rrëfimet e ish-bashkëpunëtorëve të tij mund t’i besojë.Lexo po ashtu:

Kryeministri në detyrë ka thënë se ka informacion që kërkesën e Vetëvendosjes për reciprocitet me Serbinë, Oda ekonomike serbe po e pret mirë.

Sipas Haradinajt, edhe sot Serbia nuk i ndalon mallrat e Kosovës të futen andej dhe një reciprocitet për mallra do të ishte në interes të saj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.