Kosova

Haradinaj: E pranojmë humbjen nuk do të kërkojmë rinumërim të votave

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherëshit i pari i AAK’së, ka thënë se ai dhe partia e tij i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk do të kërkojnë rinumërim siç kanë bërë partitë e tjera, shkruan Kosova.info.

Ai tha se po të bëhej numërimi do të dëmtohej një ditë e bukur zgjedhore siç ishte 6 tetori.

 “AAK-PSD e pranon rezultatin zgjedhor, ne nuk kërkojmë rinumërim e as përmbysje të rezultatit, pasi është e padrejtë me e dëmtu një ditë kaq të mirë zgjedhore. Qytetari nuk na ka dhënë të drejtën me formu Qeverinë, por ne vazhdojmë me i mbetur besnik temave dhe nëse qeveria e ardhshme do angazhohet në këto tema ne do t’i përkrahim”, tha Haradinaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483