Kosova

Haradinaj e mirëpret Kosnett-in, kërkon praninë e ShBA-ve në procesin e dialogut

Philip Kosnett, ambasador amerikan në Kosovë, është mirëpritur nga Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së tash në opozitë.

Haradinaj, shkruan se është i nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje. Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog”, shkruan Haradinaj në facebook.

Haradinaj, tutje shkruan se “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahe të kundërta”.

“Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë. I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë”, përfundon Haradinaj.

Pas takimit me ta, ambasada amerikane njoftoi për takime tjera të Kosnettit edhe me partitë opozitare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.