Kosova

Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook thotë se, kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.

“Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.