Haradinaj: Besnik Bislimi është i retarduar, Qeveria e turpëroi Kosovën

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është “i retarduar” dhe nuk e di se as çka përfaqëson.

Haradinaj përkujtoi deklaratat e Bislimit për “arkivat” e UÇK-së dhe kur gazit amerikan i tha “rus”, si dhe kur Bislimi u ul në të njëjtën anë edhe me përfaqësuesit serb në Bruksel.

“U ul krahë për krahë me atë që po ia bie tanket. A e patë në protokoll kur u ul për të nënshkruar me Petkoviq. Ky u ul krahë për krahë me të, besomë kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK-së. Po ku i ki arkivat?! E treta, deklarata e tij në Komision për gazin thoshte një litër gaz, mendonte që po flet për gazin e llambave. Ky është i retarduar, s’e di se çka flet!”, tha Haradinaj, për T7.

Sipas tij, qeveria nuk e dëshmoi me aksionin në veri se Kosova ka kapacitetin për të vendosur rend e ligj.

“Policia jonë është zënë peng. Na kanë turpëruar si Kosovë. Ideja ishte e mirë, por u implementua keq”, tha Haradinaj.

Ai propozoi që një njësi policore, të vendoset në Leposaviq, në bazën amerikane.

“Një kryeministër që i godet dhe i tall vlerat e veta të lirisë, e dobëson shtetin”, tha Haradinaj.

Go to TOP