Haradinaj: Bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n nisi në kohërat më të vështira

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, derisa shënojmë 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe synimi për anëtarësim në NATO”.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë, në marsin e vitit 1999.

“Kjo aleancë politiko-ushtarake u vendos në mbrojtje të popullit të Kosovës dhe vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit, duke ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteve të Ushtrisë sonë dhe duke qenë garantues i sigurisë së vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai  ka thënë se diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive dhe roli i tyre është shumë i rëndësishëm në arritjen e synimeve tona si shtet.

Haradinaj është shprehur mirënjohës për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike. /Kosova.info/

Go to TOP