Kosova

Haradinaj: Ata që e rrethojnë Kurtin po e krijojnë një Maduro prej tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezueles, Nikolas Maduro.

Gjatë bisedës për Frontal, Haradinaj ka thënë se ata që po e rrethojnë kryeministrin në detyrë po e krijojnë një Maduro që sipas tij është rrezik për Kosovën.

“Ata që janë rreth tij janë tu e qu kah rruga e Madures, po krojojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e qojnë këtë vend te një Maduro”, ka thënë Haradanaj.

Haradinaj ka thënë që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.

“Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.Nuk po flasim për m0oral se është larg, por duhet me reflektu pas këtij vendimi të qeverisë”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.