Kosova

Haradinaj – AAK është në negociata me PSD-në e Shpend Ahmetit

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti u kryeministrit, për shkak të ftesës nga ana e Gjykatës Speciale, kanë nisur edhe negociatat e para për koalicione parazgjedhore.

Gazeta Blic ka marrë vesh se partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj- AAK është në negociata me PSD-në e Shpend Ahmetit, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

”AAK e PSD janë afër dakordimit për arritjen e një koalicioni parazgjedhor. Propozimi që AAK i ka bërë PSD-së është që lista zgjedhore të përbëhet 4 me 1 për partinë e Haradinajt”, kanë theksuar këto burime.

Sipas këtyre burimeve, për pos listës zgjedhore, është diskutuar edhe për mandatarin për kryeministës. Dhe duke pasur parasysh që Haradinaj ka probleme me drejtësinë, si mandatar i mundshëm, është përmendur edhe emri i krejut të PSD-së, Shpend Ahmeti.

”Derisa për formulën për listën e përbashkët zgjedhore ka një përafrim, për mandatarin për kryeministër negociatat janë më larg. Por, si opsion shumë i mundshëm po shihet edhe emri i Shpend Ahmetit”, tha ky burim.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt janë dy opsione për ta tejkaluar këtë situatë.

Opsionini parë, nëse ka pajtueshmëri nga PAN-i si fitues i zgjedhjeve t’i jap presidentit propozimin e një mandatari të ri, dhe të votohet në Kuvend. E, nëse dështon ky opsion, atëherë duhet të vetëshpërbëhet Kuvendi, dhe vendi nga ai moment të shkoj në zgjedhje.

Pra, presidenti në konsulltim me partitë politike, nga 30-45 nga dita e shpërbërjes së Kuvendit, ta çoj vendin në zgjedhje.