KULTURË

Hapja e kinemave me rregulla të reja

Me filmin amerikan “Detour” të vitit 1945 ka filluar shfaqjen e filmave Kino Armata. Filmi i zhanrin “noir” e ka hapur këtë kinema, por hapje jo e zakonshme ka qenë shkaku i pandemisë, raporton KOHA.

Në Kino Armata, në zemër të kryeqytetit, së fundi e kanë projektuar filmin e parë që nga lejimi i aktivitetit. Kjo është bërë duke i ndarë ulëset nga dy për shikues dhe dy të zbrazëta me qëllim të krijimit të distancës.

Drejtori i kësaj kinemaje, Alush Gashi, tregon se interesimi i shikuesve është mjaft i madh dhe u është dashur që t’i kthejnë shikuesit prapa.

Filmat e Kino Armatës janë kthyer e madje po vazhdojnë edhe projektet me shkolla fillore.

Sipas Gashit, pavarësisht situatës, shumica e filmave do të jenë falas për publikun.

Të kënaqur me hapjen janë edhe në Cineplexx. Biletat, sipas menaxherit, Dëfrim Puka, janë shitur shpejt që nga fillimi.

Në këtë kinema ka pasur masa të reja me bllokim të karrigeve të shikuesve në mënyrë elektronike, por edhe bllokim fizik të ulëseve të pritjes në korridore.

Puka thotë se do të vazhdojnë me filmat më të rinj të huaj dhe ata shqiptarë.

Ndonëse po funksionojnë me kapacitet prej vetëm 40%, sipas tij, publikun e ka mall për përvojën e kinemasë si dhe për kokoshkat e kinemasë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.