EKONOMI

Hapet panairi ndërkombëtar i agrobiznesit dhe ushqimit AGROKOS

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e Sallës 1 Tetori në Prishtinë.

Në ketë panair do marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

“Më mirë se kudo tjetër në AGROKOS, konsumatori kosovar ka mundësinë  të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

AGROKOS po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Ju mirëpresim nga data 23-25 Tetor në sallën 1 Tetori në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.