Rajoni

Hapet një tunel në Rrugën e Arbrit

Është hapur një nga tunelet e Rrugës së Arbrit. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri thotë se tuneli është 500 metra i gjatë.

Gjiknuri: Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.