EKONOMI

Hapet një linjë e veçantë e informimit rreth pakos emergjente dhe ankesave

Ministria  e Financave dhe Transfereve njofton se ka hap një numër telefoni pa pagesë: 080044440 për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave të cilat po pranojmë në baza ditore. Thirrjet do të pranohen nga e hëna  – në të premten, gjatë orarit të punës (8:00 – 16:00).

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: ankesa.mft@rks-gov.net për pranimin e ankesave zyrtare që duhet të vijnë nga aplikantët (punëdhënësit, qiramarrësit dhe individët në rastin e masës 15), të cilëve mund të ju jenë refuzuar kërkesat, dhe këto ankesa do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual. Afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershor. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.