Kosova

Hapet kompania e parë që merret me udhëtarët e trafikut ajror

Tregut kosovarë, tashmë i është shtuar kompania, e cila do të merret me rastet, kur udhëtarët ballafaqohen me probleme, gjatë udhëtimeve ajrore.

“Ne jemi një kompani / Agjenci ligjore e re në treg, e vendosur për të mbështetur pasagjerët, në rastet kur fluturimet e tyre anulohen. Kur atyre u mohohet udhëtimi me aeroplan ose fluturimet e tyre vonohen, për më shumë se 3 orë.

Ne veprojmë konform rregullores së Bashkimit Evropian (BE), nr. 261/2004, e njohur zakonisht si rregullore për të drejtat e udhëtarëve. Rregullore kjo e cila parashikon një sërë të drejtash për udhëtarët që udhëtojnë me aeroplan, duke përfshirë kujdesin, asistencën dhe kompensimin që varion nga 250 deri në 600 euro, nëse fluturimet ndërpriten për shkak të arsyeve, që nuk janë të jashtëzakonshme. Por të cilat janë nën kontrollin e transportuesit ajror operativ.

Ekipi ynë i përbërë nga një grup profesionistësh të Aviacionit dhe specialistëve të të drejtave të konsumatorit, do të trajtojë çdo kërkesë me vëmendje të duhur. Ekipi ynë i specialistëve, do të përdorë të gjitha burimet për të realizuar të drejtat e udhëtarëve, të cilët përballen me çfarë do problemi gjatë udhëtimit ajror.

Nëse linja ajrore refuzon t’ju paguajë kompensimin, ne do të paraqesim rastin tuaj në organet përkatëse të zbatimit të ligjit dhe do të kërkojmë ndërmjetësim nga organet relevante të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve.”.

Si mjet i fundit, nëse asnjë nga të lartpërmendurit nuk e bind transportuesit ajror operativ, që t’ju paguajnë kompensimet e duhura, ne do të fillojmë veprim ligjor kundër linjave ajrore në faj.

Pavarësisht nga sasia e punës që ne i kushtojmë rastin tuaj, ne do t’ju ngarkojmë vetëm për shërbimet e kryera, nëse iu sigurojmë kompensimin nga transportuesi ajror.

Nëse NE nuk arrijmë të marrim kompensimin nga linja ajrore, JU nuk do të na detyroheni asgjë.

Nëse dëshironi të paraqisni kërkesën direkt në linjën ajrore, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në support@261claims.com për këshilla falas”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info.