Kuriozitet

Hapet hoteli i parë në botë në formë kitare

Një hotel prej 1.5 miliardë dollarësh në formë kitare në Hard Rock në Hollyëood, Florida, u hap për shumë kurreshtarë javën e kaluar.

Të famshëm si: Johnny Depp, Khloe Kardashian dhe Bella Thorne, ishin të pranishëm për hapjen madhështore të jashtëzakonshme, e cila përfshinte një shfaqje, drita dhe tapete të kuqe, që të kujton Hollyëood-in origjinal në Kaliforni.

Grupi i pop-rock Maroon 5 ishte grupi muzikor që dhanë shfaqje, por shfaqja muzikore live ishte vetëm një nga eventet madhështore që u zhvilluan me rastin e hapjes së hotelit gjigant.

Prona në formën e kitarës Hard Rock, e para e këtij lloji është pjesë e një projekti më të madh, i cili vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë, duke zgjeruar dy Hotelet dhe Kazinot e Hard Rock në Florida. 

Prona tjetër ndodhet në Tampa dhe festoi hapjen e saj më 3 tetor.

Të dy vendndodhjet në Hollywood dhe Tampa të Seminole Hard Rock Hotel & Casino janë kazinotë turistike të suksesshme të drejtuara nga Seminole.

Kosova sot
Kosova sot

Leave a Reply

Your email address will not be published.