SHËNDETËSIA

Hani nga një kokërr vezë çdo ditë dhe do të befasoheni nga përfitimet shëndetësore që do të keni

Veza për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme. Nëse dietës suaj të përditshme i shtoni një kokërr vezë ja përfitimet që do të merrni:

Përmirëson shëndetin e trurit

Vezët janë të pasura me kolinë, vetëm një vezë në ditë mund t’ju japë 35% të nevojave të përditshme për këtë element. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe parandalon sëmundjet neurologjike të tilla si sëmundja Alzheimer apo çmendurinë.

Parandalon kancerin e gjirit dhe sëmundjet e zemrës:

Departamenti Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Veriut ka kryer një studim që tregonte për përfitimet e dobishme të vezës në shëndetin e zemrës. Sipas këtij studimi rezultoi se një vezë në ditë mund të parandalonte sëmunjdet e zemrës dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Ju ndihmon të bini në peshë:

Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se përmbajtja e lartë e yndyrës në vezë mund t’i shëndoshë, në fakt nuk është e vërtetë. Veza është një nga ushqimet më të mira që ndihmon në djegien e yndyrës në bark. Një kokërr vezë në mëngjes do t’ju japë proteinat e nevojshme dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.

Forcon kockat dhe muskujt:

Vezët janë një nga burimet e rralla të vitaminës D, e cila në kombinim me kalciumin forcon kockat dhe parandalon osteoporozën. Veza përmban proteina të cilat janë të balancuara dhe të përsosura për ndërtimin e muskujve të fortë dhe rinovimin e indeve të muskujve.

Përmirëson shëndetin e syve:

E verdha e vezës përmban antioksidantë të fuqishëm, lutein dhe zeaxantinë, elementë këto mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të syve.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.