Kosova

HANDIKOS, me 1 mars organizon marsh me moto “Mos ma kufizo lëvizjen”

Organizata HANDIKOS më 1 Mars po e shënon Ditën Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, me ç ‘rast janë planifikuar të mbahen disa aktivitete, ndër to edhe një mardh në sheshin e Prishtinës.

Në këtë marsh HANDIKOS ka ftuar të gjithë që të bashkohen në këtë marsh, në përkrahje të personave që janë përdorues të karrocës.

Pjesë e këtij marshi është planifikuar të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

Motoja e këtij marshi do të jetë “Mos ma kufizo lëvizjen”, që është planifikuar të mbahet të dielën.

Ftesë

Më 1 mars 2020 (e diele), po e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, me moton ‘’Mos ma kufizo lëvizjen’’.#Diledheti marsho me ne në sheshin e Prishtinës.Ju presim të na bashkoheni!#Mosmakufizolëvizjen

Gepostet von HANDIKOS am Mittwoch, 26. Februar 2020