Rajoni

Han: Presidenti Ivanov të sillet përgjegjshëm

President ii Maqedonisë George Ivanov duhet të sjellët përgjegjshëm ndaj marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë”, ka thënë komesioneri për zgjerim i BE Johanes Han.

– Nuk është e përgjegjshme nga kabineti i presidentit të refuzojë të flasë me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme në mënyrë që të marrin informacionin e dorës së parë. Kryeministrat dhe ministrat e jashtëm e kanë respektuar kushtetutën dhe unë vetëm mund të insistoj që presidenti të marrë përgjegjësinë. Nuk bëhet fjalë për pajtim me diçka , por në demokraci duhet të dëgjoni njëri tjetrin  dhe bisedoni dhe  harroni se kreu i shtetit është një mënyrë shembull për shumë njerëz në vend – tha Han

Han tha se presidenti kishte një pozitë të caktuar, dhe për këtë arsye edhe përgjegjësi, dhe se ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë përndryshe e dëmton kabinetin./KI/