Kosova

Hamza: VV-ja po e pengon punën në Kuvend

Shefi i deputetëve të PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Lëvizja Vetëvendosje po e pengon punën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, është domosdoshmëri të procedohen para iniciativat ligjore që janë në dobi të qytetarëve të vendit.

“Këta që kanë qenë në qeveri dhe që po duan të vijnë, janë duke e penguar punën kuvendit. Ne si PDK ka afërsisht rreth dy muaj që në përputhje me Kushtetutën i kemi proceduar disa për nismave ligjore për me qenë në përkrahje të qytetarëve dhe bizneseve”, theksoi Hamza.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483