Kosova

Hamza e Nura priten me përqafime nga bashkëpartiakët në Kuvend

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e Fadil Nura që dolën fitues pa balotazh në garën për kryetar komunash në Mitrovicë e Skenderaj janë pritur me përqafime nga bashkëpartiakët në Kuvendin e Kosovës.

Hamza ka arritur të dalë fitues pa balotazh në Mitrovicë, duke mposhtur kështu kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtirin.

Gjithashtu, Nura ka dalë fitues në Skenderaj duke mposhtur kandidatin e pavarur Bekim Jasharin.

Në anën tjetër, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pritet të shqyrtojë një numër të madh të projektligjeve.

Shfaq më shumë