Kosova

Hamza: Do të fitojë në raudin e parë në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se po punon fuqishëm për të fituar qysh në raundin e parë në zgjedhjet lokale.

Hamza ka thënë se ka një ekip të jashtëzakonshëm me djem e vajza të reja të kualifikuar dhe një kombinim të moshave, gjinive e profesioneve të ndryshme.

“Listën e kemi në fazën finale. Lista do të jetë reprezentative me njerëz profesional, të pastër dhe asnjë në listë nuk do të ketë vend që ka pas çfarëdo probleme ligjore”, ka thënë Hamza për Indeksonline.

Më tutje, Hamza thotë është zotuar se do të bëjë një fushatë shumë korrekte dhe dinjitoze.

Deputeti i PDK-së ka shprehur respekt për të gjithë kandidatët në garë për kryetar të Mitrovicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kandiduar Armend Agollin për kryetar të kësaj komune.

Në anën tjetër, Agim Bahtiri ka thënë se do të jetë sërish në garë për të parin e këtij qyteti, por që ende nuk është zyrtarizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.