Kosova

Hamiti: Rugova takoi më shumë personalitete botërore në vitet e 90-ta, sesa presidentët pas Pavarësisë

Katërmbëdhjetë vite më parë ka ndërruar jetë Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Muhamet Hamiti, si njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Rugovës në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka folur për raportet e tij me Rugovën.

Diplomati thotë se Rugova kishte ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës në mënyrë të pabesueshme.

Ai thotë se Rugava gjatë viteve të 90-ta takoi aq shumë figura botërore sa që sipas tij “ndoshta të gjithë presidentët e Kosovës nga viti 2008 nuk kanë takuar së bashku”.

Hamiti thotë se Rugova u kap peng nga Millosheviqi dhe ai i bëri një “poshtërim” duke detyruar të takohet më të para televizionit.

Ai thotë se Serbia e bëri këtë për shkak të hakmarrjes ndaj Rugovës pasi që ky i fundit ngriti çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Hamiti thotë se është paradoksale që sot 14 vite pas vdekjes, Rugova ka ende armiq të egër politikë.

Ai thotë se Rugova ishte vizionar dhe nuk kishte qëllim të taktizonte.

“Sot politikanët në Kosovë nuk shohim më shumë se deri te zgjedhjet”, tha Muhamet Hamiti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.