Kosova

Hamiti: Pushteti absolut, mendësi komuniste

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se funksionimin demokratik të shoqërisë e të shtetit e mundëson kontrolli reciprok i pushtëve, e se komunistët e duan pushtetin absolut.

Partia e tij dhe Vetëvendosje janë qe disa javë në negociata për formimin e qeverisë. Partitë janë deklaruar se janë pajtuar për programin qeverisës, por për shkak të postit të presidentit, që kërkohet nga LDK-ja, negociatat janë bllokuar.

Sipas Hamitit, në Kosovë e Shqipëri ka mendësi që kontrollin reciprok të pushteteve e shohin si cenim të pushtetit të tyre.

“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit. Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre. Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Në këtë postim, ai ka thënë se LDK-ja nuk është komuniste në kuadër të negociatave me Vetëvendosjen. Duke u përgjigjur në një koment se LDK-ja po synon të marrë shumë pushtet, Hamiti ka thënë se “Jo. Për kontroll reciprok të pushteteve është LDK-ja”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.