Kosova

Hamiti: Kurti nuk është, por ne kemi nevojë për burrështetas

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka thënë në emision se lideri i VV’së, Albin Kurti, nuk është një burrështetas dhe që ai e ka rrëzuar vetën me veprimet e tij.

Hamiti ka kritikuar Kurtin për faktin që ai ka marrë anë në zgjedhjet në SHBA.

“Kurti është politikan, nuk është burrështetas. Rugova ka qenë burrështetas. Albini është politikan prandaj ndërhynë kështu në raportet me Amerikën”, ka thënë Hamiti. Hamiti po ashtu ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për faktin që ai e ka përkrahur Hillary Clintonin në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ai e ka quajtur Ramen njeri me qasje të ish-liderit komunist Enver Hoxha.