Kronika e zezë

“Hallakatet” burri nga Prishtina, sulmon fizikisht gruan dhe dy vajzat e tij, njëra e mitur

Dje është raportuar një rast dhune në familje, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në Prishtinë, sipas të dhënave të policisë.

Akti ka ndodhur në orët e pasdites, sipas këtyre të dhënave – raporton Kosova.info

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat  bashkëshorten dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).  Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të PK-së.

Për më tepër thuhet se i dyshuari  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483