Kosova

Halabaku i NISMA-s: Më fal kryetar Limaj që nuk munda të bëj më shumë

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate Tasim Halabaku nga Pozherani, përveç dëshpërimit për humbjen e subjektit të tij, ai përmes një statusi në Facebook është shprehur tejet i emocionuar duke i kërkuar falje liderit të tij Fatmir Limaj se nuk mundi të bënte më shumë për fitoren e këtij subjekti.

Ai madje ndjehet fajtor për këtë humbje dhe thotë se një ditë populli do ta kuptoj gabimin sipas tij që ka bërë duke e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Kujtojmë se NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur deri më tash ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%.

Ky është statusi i tij në Facebook:

“Më fal o Kryetar i madh Limaj
Më fal o kryetar, ndjehem fajtor që nuk munda të ju ndihmoj më shumë, nuk humbe ti, humbi krenaria e kombit, humbi kuvendi i Kosovës , humbi shteti ynë i çoroditur, mos u ndal se populli do të provoj anën e errët e medaljes, ju prap do të shëndrisni si keni shëndritur qe 20 vite, keni përkrahjen time të pandalshme deri sa të kam shendetin dhe forcën.”