Kosova

Haki Abazi me fjalë të urta se si Partia punon për shkapjen e shtetit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka reaguar pas shkarkimeve në Telekomin e Kosovës, duke thënë se në të ardhmen ‘nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit’.

Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv, Bedri Istrefin, dy zëvendës-kryeshefat dhe zyrtarin Kryesor financiar.

Abazi ka shpërndarë një postim të Alison Kosnett, gruas së ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar Alison Kosnett në Facebook, në përkrahje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Po e vërtetë, është e mundur. Herët a vonë do të ndodhë që nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit dhe milionat e buxhetit publik të përvetësohen, ndërsa njerëzit jetojnë në varfëri. #Çkapja është e mundur me LVV”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.