Kosova

Haki Abazi kërkon dorëheqjen e Valdete Dakës

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Abazi, i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

Sipas Abazit, Daka dhe KQZ kishin lejuar më 2019 Kurtin dhe të tjerët të kandidojnë dhe nuk kishin interpretuar njësoj ligjin si në vitin 2021.

“Deklarata e Valdete Dakës janë politike dhe asnjë formë zbatim i Ligjit dhe rregullave në Kosovë. Vendimi do të ishte plotësisht i besueshëm sikur Valdete Daka të jepte dorëheqje. Po flas për përgjegjësinë, jo për emër të përveçëm, e cila një vit përpara ka lënë z. Kurti dhe të tjerët që të kandidojnë. Le të del të tregon se çka ka ndërru në Kushtetutë, në Ligjin për zgjedhje?”, tha Abazi në “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, nuk është obligim e as përgjegjësi juridike e Dakës të merret me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Le të japë dorëheqje për vendimet e së kaluarës që i ka leju të gjithë emrat të kandidojnë në zgjedhjet e 2019”, shtoi ai.