Hi Tech

Hakerët postojnë lajme të rrejshme nëpër portale, “për të diskredituar NATO-n”

Hakerët kanë hyrë brenda faqeve të internetit të agjencive të lajmeve, duke postuar lajme të rrejshme për të nxitur ndjesitë kundër NATO-s, ka paralajmëruar një kompani për siguri kibernetike.

Fushata dezinformuese, e quajtur “ghostwriter”, ka ekzistuar që nga viti 2017, sipas hulumtuesve të “FireEye”.

Është krijuar për të ndikuar në rënien e përkrahjes për NATO-n në Lituani, Letoni dhe Poloni.

Derisa këto lajme të rrejshme janë “të lidhura me interesat ruse të sigurisë”, nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Fushata dezinformuese përdor “artikuj të falsifikuar të lajmeve, citime, korrespondenca dhe dokumente tjera që duket thuajse janë duke ardhur nga zyrtarë ushtarakë apo figura politike në shtete të caktuara”, është bërë e ditur nga “FireEye”.

Në disa raste, artikujt e rrejshëm ishin postuar në faqe të vërteta të lajmeve, pa leje paraprake.

Faqet e internetit të agjencive të lajmeve përdorin sistemin e menaxhimit të përmbajtjes (CMS) për të menaxhuar numrin e madh të artikujve që publikohen.

Hakerët me anë të sulmeve kanë hyrë në CMS-të e faqes së caktuar të internetit dhe kanë zëvendësuar artikuj të vjetër me përmbajtjen që kanë krijuar vetë, ose në tërësi kanë postuar artikuj të rremë, transmeton KOHA.

Në një shembull nga viti i kaluar, një agjenci e lajmeve në Lituani publikoi një artikull të rrejshëm, ku shkruante se ushtarët gjermanë kishin përdhosur një varr hebre.

Në një tjetër rast, në faqen e internetit të Akademisë për Studime të Luftës në Poloni, u postua një porosi e rrejshme kinse nga komandanti i kësaj organizate, ku bëhej thirrje që të luftohej “kundër okupimit amerikan”.

Këtyre sulmeve u kishin shtuar edhe pjesë opinioni, postime nga gazetarë fiktivë dhe emaila të rrejshëm, në mënyrë që të duken thuajse kanë ardhur nga zyrtarë qeveritarë, ushtarakë apo gazetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483