Kosova

Hajni ia vjedh 15 euro një gruas në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën ‘Muslim Mulliqi’ në Prishtinë, rreth orës 17:30.

Një grua ka raportuar se një person ka hyrë në lokalin e saj dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që të marr kuletën e saj, që kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftim.

Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë ne lokalin e saj dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) ka arrit te marr kuletën e saj e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante kanë dal ne vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.