Kosova

Hajdari/ Këto janë gjetjet që shkaktuan shkarkimet në KEK

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, me anë të një video-konference ka bërë të ditur arsyet e shkarkimit të bordit të ndërmarrjed publike qendrore “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës” .

Ajo deklaroi se atje pati shpenzime të paplanifikuara dhe problemet në prokurim.

“Në vazhdimësi ka probleme me tenderët. Një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi 1-milionëshe e skanimit: Në dhjetor të vitit të kaluar, KEK-u ka lidhur kontratë me vlerë mbi 1 milion euro për të digjitalizuar dokumente. Kontrata s’ka qenë fare e paraparë në planin e biznesit”, ka thënë Hajdari.

Këtu keni të gjitha gjetjet që shpalosi Hajdari:

Ndërmarrja Publike Qendrore “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës” Sh. A.

Bordi i ri ka shkarkuar kryeshefin dhe zëvendëskryeshefin. Ka emëruar ushtrues dety¬re të kryeshefit z. Luigj Ymeri, drejtor i termocentralit Kosova B. Në ndërmarrje kemi identifikuar këto gjetje, për të cilat përgjegjësinë e ndajnë bordi i shkarkuar dhe dy ish-zyrtarët e lartë tashmë të shkarkuar:

· Bonuset në kundërshtim me vendimin e Ministrit — Më 2017, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike. Por bordi i KEK-ut ka vendosur t’i ndajë vetes bonuse. Për më tepër, në vitin 2019 ka përcaktuar kriteret për t’ia vlerësuar vetes punën që ka bërë më 2018. Vendimet e bordit pra janë jo vetëm të paligjshme, por të turpshme.

· Shpenzime të paplanifikuara, problemet në prokurim — Në vazhdimësi ka probleme me tenderët. Një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi 1-milionëshe e skanimit: Në dhjetor të vitit të kaluar, KEK-u ka lidhur kontratë me vlerë mbi 1 milion euro për të digjitalizuar dokumente. Kontrata s’ka qenë fare e paraparë në planin e biznesit.

· Shkeljet në punësim
◦ Nepotizmi — Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepo¬ti¬zëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afër¬mit e tyre në pozita të rën¬dë¬sishme në menaxhment.
◦ Dyfishimi i pozitave — Për të mundësuar punësime të reja, ndërmarrja ka dy¬fi¬shuar pozitat dhe një¬sitë administrative pa arsye e pa ecuri të ligjshme. Janë emë¬ruar pa konkurs zyrtarë në sa e sa pozita të rëndësishme.

◦ Emërimet e gradime të parregullta — P.sh., është emëruar zyrtari i auditi¬mit të brend¬shëm pa qenë fare kontabilist i certi¬fi¬ku¬ar, siç kërkohet me ligj.

◦ Punësimi i pensionistëve — KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pen¬si¬o¬nimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra. Rrje¬dhimisht, ka shkaktuar dëm që kalon vlerën 270 mijë euro. Bordi nuk ka ndër¬marrë veprime konform ligjit për të trajtuar këtë çështje.

◦ Diskriminimi në paga — Struktura e pagave është përpiluar sipas perso¬nave, jo pozitave. Ka punonjës që paguhen dyfish sa eprori.

◦ Keqpërdorimet me pagat jubilare — Ndërmarrja nuk u ka paguar puno¬njës¬ve të vet pagat jubilare që u takojnë, duke shkaktuar konteste të kush¬tuesh¬me në gjy¬kata. Por në prag të zgjedh-je¬ve, ndërmarrja u ka dhënë pagë jubi¬la¬re puno¬njës¬ve që nuk kanë pasur këtë të drejtë, dhe kështu ka shkak¬tuar padi për diskriminim dhe shpenzime shtesë të pro¬cedurave gjyqësore.

· Keqmenaxhimi i pronës dhe shkelje të tjera

◦ Vonesat në shpronësime — Shkaku i mosveprimit dhe mosbashkëpunimit me komunën, ndërmarrja shpronëson ngastra pasi ato të jenë mbushur me ndërtesa spekulative, që s’kanë qëllim tjetër pos të përfitojnë nga kompen¬simi për shpro¬nësim. Kostoja e shpronësimit në dy projekte të fundit, për sipër¬faqe prej rreth 170 hektarësh, pritet të tejkalojë 50 milionë euro.

◦ Rreziku nga kërkesat ligjore — KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kër¬kesa ligjore, si pasojë e keq¬me¬naxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbit¬ra¬zhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një ope¬ra¬tor privat i ka KEK-ut nga viti 2013.

◦ Keqmenaxhimi i financave — Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 mili¬onë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndë¬sh¬ki¬me e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpër¬filljes së rasteve prej për¬fa¬qësuesve të KEK-ut.

◦ Shpenzime të tjera — Ndërmarrja ka blerë pa nevojë mbi 20 vetura, ka paguar për shërbime të kontraktuara pa procedura ligjore, dhe ka lidhur kontrata për shit¬blerje të energjisë me operatorë që dyshohen të jenë rremë. Në fund, u janë dhënë bonuse menaxhmentit dhe auditorëve, si nxitje për të mos audituar menaxhmentin.

· Aktakuza ndaj drejtorit — Në prill 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur akt¬akuzë ndaj anëtarit të bordit të shkarkuar dhe disa zyrta¬rë¬ve të lartë të KEK-ut për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyr¬tare në lidhje me pro¬nën e ndër¬marrjes. Dëmi i shkaktuar sipas aktakuzës është rreth 12 milionë euro.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.