EKONOMI

Hajdari: Kemi 17 aplikacione të investitorëve strategjikë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se kanë pranuar 17 aplikacione për investime në Kosovë.

“Kemi investitorë të interesuar, por si kusht i parë që të ndodhë qeverisja e mirë, që indeksi i korrupsionit të zvogëlohet. Ne do ta luftojmë korrupsionin si parakusht për të gjithë investitorët strategjikë”, është shprehur Hajdari.

“Parakushte janë edhe energjia dhe kujdesi pasues pas investimit. Ka shumë investitorë që janë larguar të dëshpëruar. Ne kemi marrë 17 aplikacione. Jo çdo investim duhet t’ia japim dritën e gjelbër pa shkuar në procedurë me qëllim të ruajtjes së interesit nacional”.

“Ka edhe kritere të tjera që investitorët duhet t’i plotësojnë”.