SPORT

Hadërgjonaj: Do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të japin maksimumin për t’u kualifikuar në Evropian.

Mbrëmë Kosova pësoi në udhëtim te Çekia, duke mos arritur të kualifikohet direkt në Evropian, megjithatë shpresat për të arritur një gjë të tillë ende nuk janë shuar pasi Kosova e ka mundësinë përmes Ligës së Kombeve, transmeton Koha.net.

Hadërgjonaj ka falënderuar tifozët për mbështetjen përgjatë këtyre kualifikimeve.

“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.