SPORT

Haaland kërkohet nga Real Madrid

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland insiston që ai mbetet i përqendruar pavarësisht spekulimeve që ai kërkohet nga Real Madridi.

Haaland, 19 vjeç, është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë pas një fillimi të jashtëzakonshëm të karrierës së tij te Dortmundi.

Norvegjezi luajti për Salzburg përpara se të transferohej në skuadrën gjermane në janar, dhe ai ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje për Dortmundin këtë sezon.

Ndërsa Real Madridi është i lidhur shumë me një lëvizje për Haaland, i riu ka thënë se përqendrimi i tij ishte te paraqitjet me klubin gjerman.

“Unë përqendrohem në këtë, jo në vëmendjen që është drejt meje”, ka thënë fillimisht Haaland për Sky Sport.

“Mendoj për të bërë punën time, që është gjëja që unë dua më shumë”.

“Fokusi im është në këtë”, përfundoi ylli norvegjez.