SPORT

Haaland ka një marrëveshje në kontratën e Dortmundit

Mediat gjermane kanë njoftuar se sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka një klauzolë në kontratën e tij.

Haaland u transferua këtë muaj nga RB Salzburg te Dortmundi për një shifër të raportuar prej 30 milionë eurosh.

Ndikimi i tij te klubi gjerman ka qenë i menjëhershëm pasi Haaland ka shënuar pesë gola në dy ndeshje, edhe pse i inkuadruar në pjesën e dytë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubet që nuk arritën ta transferojnë atë në këtë afat kalimtar, t’i bien pishman.

Megjithatë, ka ende një mundësi për ta, për ta pasur Haalandin në ekipin e tyre.

Sipas gazetës Sport Bild, Haaland ka një klauzolë të blerjes prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij Borussia Dortmund .

Klauzola nuk do të zbatohet gjatë afatit kalimtar të verës, por norvegjezi mund të largohet nga Westfalenstadion nëse kjo tarifë përmbushet vitin e ardhshëm.

Manchester Unitedi dhe Juventusi u lidhën shumë me Haaland në fillim të muajit, por 19-vjeçari zgjodhi të vazhdojë zhvillimin e tij në Dortmund.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483