Bota

Gylenisti i deportuar nga Kosova, sapo është dënuar në Turqi

Gjykata turke jep verdiktin final për gylenistin e deportuar para disa vitesh nga Kosova – përcjell Kosova.info

Gjykata e Lartë Penale, me numër 36, në Stamboll, ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg, Kahraman Demirezin, “gylenistin” i cili ishte deportuar nga Kosova në marsin e vitit 2018. Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Demirez është dënuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar terrorist – raporton AA.

Një akuzë të tillë megjithatë e ka mohuar Demirez, Demirez ishte një prej 6 personave të cilët u arrestuan nga shteti i Kosovës dhe u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës në bashkëpunim me inteligjencën shtetërore turke.

Prokuroria e Stambollit, gjithashtu, kishte kërkuar që Demirez të dënohet edhe për spiunazh ndërkombëtar, megjithatë në seancën e mbajtur të enjten ai është liruar nga një akuzë e tillë.