Bota

Guterres paralajmëron mundësinë e luftimeve të reja në Libi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për mundësinë e konflikteve të reja ushtarake në Libi.

Ai iu kërkoi fraksioneve ndërluftuese t’i kthehen dialogut.

Guterres tha përmes një postimi në Twitter se është “thellësisht i shqetësuar nga lëvizja ushtarake që po zhvillohet në Libi dhe rreziku i konfrontimit”.

Libia është përballur me trazira nga viti 2011 prej kur është rrëzuar nga pushteti diktatori, Muammar Qaddafi.

Ky shtet është i ndarë në mes të Qeverive rivale, të cilat mbështesin grupe të ndryshme të militantëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.