Kosova

Gucati priti Thaçin: Ne do jemi triumfues, krime lufte ka bërë Serbia

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kishte dalë sot të priste presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në pikën kufitare në Morinë pas ardhjes së tij nga Haga.

Gucati ka deklaruar se është një gjest i mirë që qytetarë të shumtë kishin dalë ta prisnin Thaçin.

“Kjo tubimi i qytetarëve nuk është organizuar nga OVL e UÇK-së, apo nga ndonjë organizatë tjetër. Por të gjithë janë qytetarë që kanë dal me vullnetin e tyre të presin presidentin e vendit, Hashim Thaçi”.

“Ky është një gjest shumë i mirë që janë bashkangjitur të gjithë që të presin Thaçin”.

I pyetur se cili pritet të jetë epilogu i procesit që ka nisur në Hagë, Gucati ka thënë se do të jetë një epilog i dështuar.

“Epilogu do të jetë i dështua, epilogu do të jetë në anën tonë Thaçi ka ditur ta mbrojë vendin, lirinë, pavarësinë dhe qytetarinë e Kosovës. Por në fund edhe pjesëtarët e UÇK-së.

“Ne do të jemi triumfues krime lufte ka bërë Serbia. Kosova ka qenë tokë e djegur nga Serbia, viktima nuk mundet kurrë të barazohet me gjenocidin”, ka thënë Gucati.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.