Kosova

Gucati: Politikanët i kanë fryrë listat e veteranëve, veteranët e rrejshëm po i dorëzojnë certifikatat

Ai tha se rasti i fundit ishte një person nga Klina i cili sot kishte dashur ta dorëzoj atë certifikatë, por ata i kanë thënë se duhet ta dërgoj aty ku e ka marrë, ndërsa për fryerjen e listës së veteranëve, Gucati tha se ka faj edhe politika.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë në RTK, se numri i veteranëve të rrejshëm të cilët i kanë dorëzuar vullnetarisht certifikata tashmë ka arritur në 20 persona.

Ai tha se rasti i fundit ishte një person nga Klina i cili sot kishte dashur ta dorëzoj atë certifikatë, por ata i kanë thënë se duhet ta dërgoj aty ku e ka marrë, ndërsa për fryerjen e listës së veteranëve, Gucati tha se ka faj edhe politika.

“Politika i ka shti duart në lista të veteranëve. Nuk aknë faj vetëm hierarkia ushtarake, komnadantët por ish koha e fushatë dhe politika i ka fry listat. Para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë, si politikanë si komandantë si qytetarë, prandaj duhet të vihen para drejtësisë. Sot është ardh një djalë që e ka pru certifikatën, mbi 20 ka shku që janë tërhequr. I kam thanë që duhet me i dorëzu aty ku i keni marrë, kush ua ka dhanë.  Përgjigja e tij ka qenë se aty ku e kam marr ndoshta nuk mundem me qu. Por më ka ardh mirë që është tërhjekë prej pensionit. Ai më ka thënë që od të del edhe në medie”, tha Gucati, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.