Kosova

Gucati nxirret nga zyrat e OVL-së, pritet dërgimi në Hagë

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është nxjerrë nga zyrat e kësaj organizate në Prishtinë, pas arrestimit nga zyrtarë të EULEX-it.

Ai pritet që tash të dërgohet në Hagë, në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Speciale.

Arrestohet Gucati, pritet të dërgohet në Hagë

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, është arrestuar të premten nga EULEX-i. Ai pritet të dërgohet në Hagë, ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.

Gucati bëhet figura e dytë e UÇK-së që arrestohet nga Gjykata Speciale, pasi Salih Mustafa ishte i pari që u arrestua të enjten.

Nuk është cekur arsyeja për arrestimin e Gucatit.

Tani ka nisur edhe bastisja në këto zyra. Siç mësohet, deri tash zyrtarët e EULEX-it aty kanë qëndruar për çështje të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.