SPORT

Guardiola i shkruan letër Premierligës

Pep Guardiola e ka bërë përsëri të qartë sesi ndihet në lidhje me orarin e ndeshjeve të Manchester City gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Trajneri spanjoll e ka pranuar tashmë se skuadra e tij ka pak gjasa ta fitojë Premierligën këtë sezon, por dëshiron të përqendrohet ta sigurojë një vend për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Si të shumë ekipeve në këtë kohë të vitit, edhe planet e Guardiolës nuk po ndihmohen aspak nga orari i ngjeshur i ndeshjeve. Pas fitores 3:1 kundër Leicester City të shtunën, trajneri i City i tregoi në detaje orarin e ndeshjeve të ekipit të tij në ditët e ardhshme.

“I kam shkruar letër Premierligës për ta falënderuar dhe ne do të shkojmë drejt e në frigorifer pas ndeshjes me Wolves për t’u përgatitur për ndeshjen me Sheffield United”, tha Guardiola.

“Të dielën e kam pushim, më 23 dhe 24 kemi stërvitje. Mbrëmjen e 24 dhjetorit e kemi pushim. Mëngjesin e 25 dhjetorit pushim. Pastaj më 26 kemi stërvitje, ndërsa më 27 dhjetor luajmë kundër ekipit të Nunos (Wolves)”, shtoi ai.

Kampioni në fuqi ngel 11 pikë prapa liderit, Liverpoolit, dhe renditet në pozitën e tretë me një pikë prapa Leicester. 

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483