Guardiola e dëshiron Kroosin te Man City

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos thuhet se pëlqehet nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili do të tentojë ta transferojë në Etihad.

Mesfushori gjerman ka më pak se dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij me spanjollët e Real Madridit.

E ardhmja e tij në Madrid është e pasigurt pasi kontrata e tij është e paraparë të skadojë në qershor të vitit 2023.

Gjermani mund të joshet të largohet së shpejti nga Santiago Bernabeu dhe City do të jetë njëri nga pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij.

Sipas mediumit të njohur El Nalcional, trajneri Guardiola shpreson të joshë Kroosin për t’u transferuar në Etihad Stadium.

Ky do të ishte një ribashkim i dyshes, pasi Guardiola dhe Kroos punuan për një sezon te Bayern Munichu.

Ndryshe, Kroos ka fituar plot katër trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe shumë trofe tjerë si La Liga, Copa del Rey, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Go to TOP