SPORT

Grushte e shkelma, ndërhyrja e ashpër e nxit një përleshje të madhe në Argjentinë

Ndërhyrja e ashpër e një futbollist argjentinas e nxiti një përleshje mes të dy skuadrave në mes të një ndeshjeje në ligën më të ulët të futbollit në Argjentinë.

Finalja e Jujan League, që po zhvillohej në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, mes Social Atletico Television dhe La Union de Jaguel, mori edhe më shumë vëmendje sesa që ishte shpresuar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Social Atletico Television, Lucas Torres, e bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj një kundërshtari të tij, gjatë pjesës së fundit të ndeshjes.

Kjo ndërhyrje i çoi në këmbë të gjithë lojtarët dhe stafin e La Union de Jaguel dhe pastaj filloi një zënkë mes pjesëtarëve të të dy skuadrave, të cilët filluan ta grushtojnë e shkelmojnë njëri-tjetrin.

Sipas mediave argjentinase, ndeshja u mbyll menjëherë dhe lojtarët vazhduan të shkëmbejnë fjalë të ashpra në rrugën drejt zhveshtoreve.

Ndërsa, Torres pritet të marrë ndëshkim të ashpër pasi edhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtar dhe katër lojtarë u deshën ta ndalin atë të mos e sulmojë gjyqtarin menjëherë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.