Kosova

Grupi parlamentarë i LDK-së thotë se, qytetarët po kërkojnë heqjen e taksës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme thotë se anketimet joformale tregojnë se qytetarët duan të hiqet tarifa ndaj Serbisë, ndërsa thotë se presioni ndërkombëtar është i dukshëm.

Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja që nga fillimi janë deklaruar kundër tarifës ndërsa në fushatë zgjedhore kanë paralajmëruar zëvendësim të saj me reciprocitet.

“Partnerët e koalicionit kanë deklaruar kundër tarifës dhe kanë proklamuar se kjo masë do të zëvendësohet me masa reciproke adekuate” , ka thënë Gashi

Ai tutje ka përmendur anketat jozyrtare dhe presionin e SHBA’së për heqjen e taksës.

“Anketimet joformale të realizuar me qytetarë tregojnë se janë pro heqjes së tarifës”, tha ai.

“Presioni ndërkombëtar për të përmbyllur bisedimet me një marrëveshje përfundimtare është rritur dukshëm”, është shprehur Gashi.

Shefi i GP të LDK’së thotë se nëse nuk jep rezultate çfarë priten nga dialogu dhe nëse Serbia e vazhdon fushatën kundër Kosovës, atëherë duhet të aplikohen masat reciproke.

“Me tarifën e hequr, në rast se dialogu s’jep rezultatet e dhe politikat e jashtme të Serbisë nuk ndryshojnë, duhet të aplikojmë reciprocitetin”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.