SPORT

Grup i vështirë për Kosovën në Ligën e Kombeve

Kosova do të luajë në Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në grup me Kosovën do të jenë Greqia, Sllovenia dhe Moldavia.

Grupi i Kosovës vlerësohet shumë i fortë. Shorti për edicionin 2020\2021 të Ligës së Kombeve është duke u tërhequr në Amsterdam. Shorti ka shmangur përballjen e Kosovës me Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë ka ekzistuar. Kosova ishte në vazon e dytë ndërsa Shqipëria në të parën të Ligës C.

Shqipëria garon në Grupin 4 së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Në Grupin 1 të Ligës C janë Mali i Zi, Qipro, Luksemburgu dhe Azerbajxhani. Në Grupin 2 garojnë Gjeorgjia, Maqedonia Veriore, Estonia dhe Armenia.

Kosova në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë

Kosova do të luajë në Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në grup me Kosovën do të jenë Greqia, Moldavia dhe Sllovenia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.