SHËNDETËSIA

Grumbullohen mjetet për shërimin e Deas 11 muajshe, e ëma falënderon kontribuesit

Vajza 11-muajshe nga Drenasi e cila ka një djegie të shkallës së dytë, do të udhëtojë në Turqi. Kjo pasi familjes Tahiraj, i janë grumbulluar mjetet e nevojshme për trajtim jashtë vendit. Dea Tahiraj, aktualisht ndodhën në kujdesin intensiv.

Dea Tahiraj, 11 muajshe nga Drenasi ka pësuar djegie të shkallës së dytë, me ujë të nxehtë. Asaj i janë shkaktuar më shumë se 30 % të djegjes në fytyrë.

Pamundësia financiare për tu trajtuar në vend, familjes Tahiraj i janë dashur një shumë prej 16 mijë eurosh për shërim në Turqi.

Pas dy ditësh erdhi lajmi i mirë, që janë grumbulluar të gjitha mjetet e nevojshme për shërimin e vogëlushes.

E ëma e Deas, Antigona Tahiri, ndjehet shumë falënderuese për ata të cilët u kanë ndihmuar.

“Përzemërsisht i falënderoj shumë ata që na kanë ndihmua financiarisht por edhe ata që na kanë thirr, na kanë qetësua e afrua shpirtërisht”, thotë për RTV Dukagjinin, Antigona Tahiraj.

Shaqir Uka, shef i repartit në Intenziven Qendrore tregoj për gjendjen e vajzës.

“Sipërfaqja e djegur e lëkurës së vajzës në fjalë është diku 30-35% që e fut atë në radhët e pacientëve që janë të rrezikuar. Trajtimi është mjaft i gjatë dhe duhet të bëhet në bazë të protokolleve që përdoren në gjithë botën. Pacientja vazhdon të qëndrojë në gjumë për shkak të natyrës së lëndimit dhe po ashtu vazhdon të qëndrojë e lidhur për aparat”, tha Shaqir Uka.

Përndryshe, vajza 11 muajshe ka pësuar aksidentin ditën e diel. Fillimisht trajtimin e ka marrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar një procesi të pastrimit dhe fashimit të plagëve dhe aktualisht është në trajtim në repartin intenziv./Telegrafi/