SPORT

Grumbullohen kombëtaret e reja të Kosovës

Më 7 dhe 8 janar do të fillojnë grumbullimet e para të Kombëtareve të reja të Kosovës.

Sot dhe nesër në Prishtinë do të stërviten Kosova U16 dhe U20, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Këto do të jenë grumbullimet e para, derisa gjatë verës ekipet e Kosovës do të garojnë në arenën ndërkombëtare. Grumbullimet do t’iu ndihmojnë trajnerëve për të parë formën e lojtarëve dhe të formojnë një ekip sa më të fortë për garat ndërkombëtare.

Grumbullohen kombëtaret e reja të Kosovës

Kosova U20 (M) do të jetë në Grupin D së bashku me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën.

Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

Kosova U20 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën.

Kosova U16 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore dhe Irlandën.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483