Life Style - Funny

Gruan e Ronaldos Georgina shkëlqeu në “SanRemo”, e veshur nga kreatorja kosovare

Mbrëmë është mbajtur festivali i famshëm i këngës në Itali, “SanRemo”. 

E veçanta e kësaj ngjarje ishte se për herë të parë festivali italian është drejtuar nga një shqiptare. 

Alketa Vejsiu ishte një nga moderatoret e “SanRemos”. Por, ka diçka edhe më të veçantë që lidhet me shqipet. 

Femra që mori vëmendjen më të madhe me dukjen e saj, Georgina Rodriguez është veshur nga kreatorja kosovare, Lia Stublla. 

Dy fustanat perlë të saj janë produket i Lias dhe për këtë duhet të ndihet e lumtur modelja kolumbiane, por mbase edhe burri i saj, Cristiano Ronaldo. 

Dukja dhe veshja e Georginas kanë mbuluar ballinat rozë në shumë media ndërkombëtare. 

Kjo nuk është hera e parë që Lia ka arritur t’ë vesh kaq bukur një person të famshëm, siç është Georgina./Indeksonline/

Të Tjera nga Showbiz