Kronika e zezë

Gruaja nga Podujeva i rrahë fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes

Një grua nga Podujeva ka përfunduar në pranga, pasi e njëjta, sipas raportit të policisë, ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes – shkruan Kosova.info

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Kosova.info/  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483