Kosova

Gruaja me koronavirus arratiset nga spitali, disa ditë pasi solli në jetë fëmijën

Një grua, pozitive me koronavirus, është arratisur nga një spital në Palermo të Italisë, pak kohë pasi ka lindur fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Spitalin Cervello, më saktë në repartin COVID të obstetrikës.

Ajo u arratis falë ndihmës së bashkëshortit, që kishte hyrë fshehurazi në dhomën e saj dhe janë larguar bashkë. Nga dëshmitë e para, thuhet se gruaja iu kishte thënë personelit shëndetësor se është e pavaksinuar.

Mësohet se gruaja ishte shtruar në spital dy ditë më parë dhe i ishte nënshtruar një operacioni cezarian. Por, vetëm dy ditë pas lindjes, gruaja ka ikur dhe ka lënë foshënjën në spital. Policia italiane po heton rastin e çuditshëm.